SIGURIMI I SHËNDETIT NË UDHËTIM

Kontrata e Sigurimit të Shëndetit në Udhëtim mbulon udhëtarët (të siguruarit) gjatë qëndrimit të tyre jashtë territorit të Kosovës dhe rimburson shpenzimet e mëposhtme, të kryera brenda periudhës së sigurimit.


SEKSIONI I – SHPENZIMET MJEKËSORE
(a)Shpenzime për ndihmë të shpejtë mjeksore-spitalore dhe kurim si dhe shpenzimet e arsyeshme dhe të nevojshme për riatdhesimin e Personit të Siguruar, si rezultat i sëmundjes ose dëmtimit fizik gjatë periudhës së sigurimit deri në shumat: Zona A – 50,000 €uro, Zona B – 15,000 €uro, Zona C – 50,000 €uro.
(b)Shpenzime të arsyetuara udhëtimi dhe hoteli (kufizuar në koston e udhëtimit ajror dhe 100 €uro në ditë për shpenzime akomodimi, për një maksimum prej shtatë ditësh) të një të afërmi apo shoku (i cili mund të mos jetë i mbuluar), të cilit i kërkohet raport i shkruar mjekësor që të udhëtojë, qëndrojë apo shoqërojë Personin e Siguruar nëse ai dëmtohet rëndë gjatë periudhës së sigurimit.
(c)Shpenzimet funerale jashtë territorit të Kosovës dhe/ose kostoja e transportit të kufomës apo hirit të Personit të Siguruar për në vendin e banimit të treguar në Policë, nëse ai vdes gjatë periudhës së mbulimit deri në 10,000 €uro. Në këtë rast përfaqësues të të Siguruarit duhet të marrin miratimin e Siguruesit.

SEKSIONI II – SHPENZIMET E RIATDHESIMIT
Siguruesi do të paguajë për qeranë e një mjeti transporti ose të një ambulance ajrore ose përdorimin e linjës së rregullt ajrore përfshi shoqëruesit e kualifikuar, të vërtetuar si të nevojshëm nga Mjeku dhe autorizuar nga Siguruesi për riatdhesimin ose trajtimin e një personi të sëmure apo të dëmtuar seriozisht, deri në një shumë maksimum prej: Zona A – 40,000 €uro, Zona B – 70,000 €uro, Zona C – 30,000 €uro.

SEKSIONI III – DËMSHPËRBLIMI PËR AKSIDENTET PERSONALE
Në rast dëmtimi trupor shkaktuar vetëm dhe drejtpërdrejt nga mjete aksidentale, të dhunshme, të jashtme dhe të dukshme (përfshi ndodhjen rastësisht në një fatkeqësi të një mjeti ajror apo ujor në të cilën udhëton Personi i Siguruar) pësuar nga një Person i Siguruar gjatë periudhës së sigurimit, do të paguhen dëmshpërblimet:
(a)Për vdekjen aksidentale ose humbjen e një apo më shumë gjymtyrëve ose humbja e shikimit në një apo të dy sytë deri në shumën: Zona A dhe B – 10,000 €uro, ndërsa për Zonën C – 30,000 €uro.
(b)Paaftësi e përhershme e plotë deri në shumën: Zona A dhe B – 10,000 €uro, ndërsa për Zonën C – 30,000 €uro

SHËNIM I SIGURUESIT:
Zona A:Sigurimi është i vlefshëm në të gjithë Globin.
Zona B:Sigurimi është i vlefshëm në të gjithë Globin, duke përjashtuar USA dhe Kanada.
Zona C:Sigurimi është i vlefshëm vetëm në kontinentin Europian.
Miresevini tek MERIDIANA!
Ofertat tona
Grup ne Budva!
Grup ne Dubrovnik!
Marsi ne Kolashin!
Marsi ne Oher!

SHERBIMI I KLIENTIT
+355 42 258010
+355 42 258011
+355 42 256077
+355 42 229999
MON-FRI 09:00-20:00
SAT 09:00-17:00


Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Rent a Car
Text Text Text
Text


Rreth Nesh     Kontakti     Kushtet    
© 2006 Copyright by LCC24.com AG